UBT News

Protestuesit në Iran i vunë flakën shtëpisë stërgjyshore të Ayatollah Khomeinit

Protestuesit në Iran i kanë vënë flakën shtëpisë stërgjyshore të themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini dy muaj pas lëvizjes protestuese kundër regjimit, sipas pamjeve të publikuara të premten.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shtëpisë në qytetin e Khomeinit iu vu flaka të enjten mbrëma. Aty shiheshin turma të protestuesve të ngazëllyer duke marshuar përpara.

Thuhet se Khomeini ka lindur në shtëpinë në qytetin Khomein, prej nga rrjedh edhe mbiemri i tij, në fund të shekullit.

Khomeini vdiq në vitin 1989, por mbetet subjekt i adhurimit nga udhëheqja klerikale nën pasardhësin e Ayatollah Ali Khamenei./UBTNews/

Exit mobile version