“Dënim maksimal për Arbër Sejdiun”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, “Poshtë institucionet patriarkale”, Jeta e grave hajgare për policinë”, janë disa nga thirrjet që po bëhen nga protestuesit para Stacionit Policor në Ferizaj. Kjo pas vrasjes së 18-vjeçares me inicialet M.O.
Protestuesit po hedhin ngjyrë të kuqe në drejtim të policëve.
Më tej po vazhdojnë me brohoritjet- “policia i ka duart me gjak”.
