UBT News

Protestuesi i Moskës lidh duart si viktimat e Buçës

Një protestues në Moskë është fotografuar i shtrirë me fytyrë përtokë me duart e lidhura, njëjtë sikurse trupat e ukrainasve që janë gjetur në qytetet afër Kievit që deri vonë ishin pushtuar nga forcat ruse.

Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e Bucës – disa me duar të lidhura – kanë nxitur një reagim ndërkombëtar duke iu kundërvënë edhe më shume Rusisë.

Fotot e protestës janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse, Holod.media. Stafi i faqes është larguar nga Rusia dhe shpesh është vënë në shënjestër nga autoritetet ruse – por nuk janë bllokuar ende, ndryshe nga publikimet e tjera.

Protestuesi është fotografuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus, duke përfshirë në një urë pranë katedrales së qytetit, Krishti Shpëtimtar.

Exit mobile version