Qindra protestues serbë po qëndrojnë pranë objektit të komunës së Zveçait, ndërkohë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vendosur në hyrje të objektit të kësaj komune.
Policia e Kosovës është sulmuar nga serbët dhe tentonin të hynin me dhunë në objektin e komunës. Ndërkohë, këta të fundit janë detyruar ta përdorin sprejin. Aty janë edhe pjesëtarët e KFOR-it.
Situatë më e qetë është në Leposaviq, ku policia po qëndron afër objektit të komunës dhe protestuesit pranë objekteve. Protestues janë mbledhur edhe në Zubim Potok.