Punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës do të protestojnë sot para ndërtesës së Kuvendit për shkak të pagave të ulëta. Protesta do të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 11:00.
Ata ditë më parë kanë paralajmëruar se do të marrin masa sindikale, si dhe kanë njoftuar të gjitha grupet parlamentare lidhur me pakënaqësitë e tyre, ku ndër të tjera kanë veçuar pagën prej 275 euro.