UBT News

Protestojnë sot punëtorët e Lotarisë së Kosovë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë sot lidhur me pakënaqësitë e tyre rreth pagave. Në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë bëhet e ditur se do të vazhdohet me protesta deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve.

“Gjithashtu, paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë, mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur”, njofton Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Në njoftim ritheksohet se punëtorët e Lotarisë së Kosovës tash e një vit nuk janë paguar.

Exit mobile version