Punëtorët teknik të Akademisë Policore në Vushtrri kanë organizuar një protestë këtë të hënë për shkak të pagave të ulëta.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili gjithashtu ka thënë se ministri i Brendshëm, Xhlelal Sveçla është njoftuar për këtë situatë. Sipas tij, punëtorët kërkojnë rritje të pagave pas janë duke u përballur me një gjendje të vështirë financiare.
Ata besojnë se nëse nuk ka veprime të menjëhershme nga autoritetet, gjendja e tyre mund të përkeqësohet.
“Punëtorët teknik të Akademisë Policore të Kosovës në Vushtrri sot protestuan për shkak të pagave të ulëta, për këtë gjendje është i njoftuar edhe ministri Sveçla. Nëse nuk veprohet shpejt, gjendja mund të përkeqësohet”, ka shkruar Azemi në Facebook.
Ndërsa ministri Sveçla ende nuk ka reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë ngjarje.