UBT News

Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut, tentojnë të futen në objekt

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) gjatë protestës së të premtes janë përleshur me Policinë e Kosovës, pasi kanë tentuar që të futen në objektin e kompanisë.

Ata kanë protestuar për të tretën herë radhazi brenda këtij viti. Protesta po mbahet për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

Këta punëtorë po ashtu kanë kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës pasi sipas tyre nuk është duke e përmbushur premtimin e dhënë tash e sa kohë.

Ata gjatë protestës kanë mbajtur edhe pankarta në duar në të cilat shkruante “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj.

Exit mobile version