UBT News

Protestojnë punëtorët e KEK-ut

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK, ka mbajtur protestë paqësore kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij departamenti, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se kërkesa e tyre është që vendimi për tenderim të shfuqizohet.

“Sot jemi këtu edhe njëherë t’u tregojmë Korporatës Energjetike të Kosoves sepse ky departament nuk është  privatizua por është huazua dhe sot e 20 vite tenderohet në mënyre të paligjshme edhe sot është duke u tenderuar në mënyrë të paligjshme. Kohëve të fundit kemi edhe një raport të Auditorit të Brendshëm ku tregon që nuk është në përputhje me kontratën, prandaj ne po dyshojmë se këtu ka hile dhe ka korrupsion dhe kjo është arsyeja ajo cila tenderohet edhe tashti e tutje ju bëjmë thirrje menaxhmentit të KEK-ut që ky departament i huazuar t’i kthehet në KEK-ut aty ku e ka pas vendin”, tha Llumnica.

Exit mobile version