Qytetarë të shumtë po protestojnë sot në qytetin e Ferizajt si shenjë revolte ndaj vrasjes së një 18-vjeçareje. E ndjera M.O, dyshohet se u vra të dielën nga Dardan Krivaqa, me të cilin sipas familjarëve, e ndjera kishte bashkëjetuar qe disa muaj.
Ndër kërkesat e protestuesve janë adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.
UBTNews po e përcjell nga afër protestën që po zhvillohet në Ferizaj dhe do t’ju mbajë të informuar për më të rejat e fundit./UBTNews