UBT News

Protestohet para Ministrisë së Shëndetësisë, prindërit ankohen për mungesë të barnave për fëmijët më fibrozë cistike

Anëtarë të shoqatës për fibrozë cistike, kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Arsyeja e protestës së tyre ka qenë për shkak të mungesës së barnave për fibrozë cistike, mungesën e mjekëve për këtë sëmundje dhe spitalit.

Vlora Badovci e cila ka fëmijën me fibrozë cistike, tha se po përballen me mungesë të mjekëve dhe barnave, dhe se kërkesat e tyre s’po merren parasysh.

“Jam prind i fëmijët me fibrozë cistike. Arsyeja pse jemi sot në protestë është mungesa e barnave dhe e stafit mjekësor e spitalit. Kërkesat nuk janë marrë parasysh nga Ministri Zemaj”, deklaroi ajo.

Sherif Uka, thotë se ai ka humbur një fëmijë nga kjo sëmundje, duke thënë se edhe pse me një pagë të vogël është detyruar të hyjë në kredi.

“Një fëmijë më ka vdekur nga fibroza cistike. Jem lodh, kredi kemi hyrë me i pagua barnat e fëmijës. Unë e kam pagën veç 300 euro”, deklaroi ai.

Ismet Jahiri, kryetar i shoqatës tha se do të vazhdojnë edhe me protesta tjera.

“Arsyeja e daljes këtu është mungesa e medikamenteve. Mas këtij tubimi do të caktojmë datë edhe për protesta më të mëdha”, tha ai.

Exit mobile version