UBT News

Protestohet para menaxhmentit të “Trepçës”

Para menaxhmentit të “Trepçës”, në Mitrovicë është protestuar në mbështetje të minatorëve që janë në grevë. Minatorët që nga dita e martë janë future në grevë. Ata po kërkojnë realizim të pagave me kohë, shkarkim të menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor. Tre minatorë është raportuar se kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Arsim Musa tha se minatorët punojnë në kushte të vështira dhe se Qeveria duhet që të plotësojë kërkesat elementare të tyre. Ai madje ka treguar se vet ka qenë praktikant në këtë ndërmarrje dhe se nuk i janë paguar 300 euro.

“Ata punojnë në kushte të vështira. Për këto kërkesa ne kemi dalë që t’i përkrahim. Shpresojmë që Qeveria e Kosovës t’i plotësoj kushtet elementare të tyre. Unë kam pasur familjarë që kanë punuar e tash janë pensionuar. Unë vet kam qenë praktikant aty, edhe mua më kanë mbetur 300 euro borxh. Ne kemi dalë veç se me i përkrah minatorët”, deklaroi ai.

Minatorët e “Trepçës” që nga e marta janë në grevë.

Exit mobile version