Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një protestë e rreth 70 qytetarëve në qytetin e Klinës.
Ata kanë protestuar në shenjë pakënaqësie në lidhje me ndërtimin e një fabrike të çimentos në bjeshkët e fshatit Gremnik.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjithçka ka shkuar në rregull./UBTNews/