Qytetarë nga Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël kanë protestuar sot para Pallatit të Drejtësisë si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ditë më parë ia përgjysmoi dënimin Darko Tasiqit, i akuzuar për krime lufte.
Apeli ia ka përgjysmuar dënimin Tasiqit nga 22 në 11 vjet. I akuzuari është dënuar nga Gjykata e Apelit me 11 vjet burgim, në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim./UBTNews