Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, një grup qytetarësh nisën protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Qytetarët duke brohoritur “Asnjë cent ma shumë”, kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Kosovë.
Qytetarët, përveç sloganit dhe thirrjeve “Asnji cent ma shumë!”, në duar mbanin edhe pankarta me thirrje të tjera si “S’paguajmë edhe për veriun”, “Rryma nuk është luks”, etj.
Njëra nga kërkesat e protestuesve ishte edhe “largimi i KEDS-it” nga Kosova.