Qindra qytetarë serbë janë duke protestuar sot para objektit të policisë në veri të Mitrovicës, kundër arrestimit të liderit të ‘Demokracisë serbe’, Aleksandar Arsenijeviq që ka ndodhur të mërkurën pasdite.
Ata duke fishkëlluar vazhdimisht e herë-herë me thirrje kundër policisë, kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Arsenijeviqit, ndërsa mbanin në duar pankarta me mbishkrime në gjuhen serbe dhe anglisht me përmbajtje “EULEX cila rregull është kjo”, “A është BE e shqetësuar”, “Veç le të shkoj me radhë” , pankartë kjo me fotografi të kryeministrit Kurti, etj.
Protestuesit, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të “Listës serbe”, nuk kanë lejuar qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë.
Protesta ka filluar në ora 10:00 dhe është duke vazhduar edhe në këto momente kur po raportojmë, dhe deri tani nuk ka ndonjë incident./UBTNews/