Dhjetëra qytetarë sot po protestojnë në Prishtinë për të kundërshtuar krijimin e Asociacionit.
Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, protestuesit po i bëjnë thirrje qeverisë që mos të pranojnë “Zajednicën”.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot ka mbajtur diskutim, në të cilin është diskutuar çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në vend.
Për Asociacionin është diskutuar edhe dje në Prishtinë. Organizata gjermane, Friedrich-Ebert- Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP) ka publikuar një draft-statut të Asocaciacionit onit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Aty është thënë se drafti është hartuar në përputhje me Kushtetutën e Republinës se Kosovës.
Sipas draftit, Asociacioni do të ketë simbolet e veta të dizajnuara nga bordi i asociacionit në përputhje me ligjet dhe me Kushtetutën e Kosovës.