Kryeministri Rishi Sunak është takuar me Benjamin Netanyahun në Downing Street, ndërsa lideri izraelit përballet me trazira të brendshme lidhur me reformat në drejtësi.
Ata do të bisedojnë mbi sigurinë dhe kërcënimin nga Irani.
Netanyahu do të takohet gjithashtu me Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman në vizitën e tij njëditore.
Ndërkohë, qindra protestues u mblodhën në portat e Downing Street për të demonstruar kundër politikave të z. Netanyahu.
Gjatë takimit jashtë, u dëgjuan thirrjet “turp” dhe “tradhtar”, teksa kryeministri izraelit u nis drejt ndërtesës./UBTNews/