Protestues të shumtë janë mbledhur para ndërtesave qeveritare në qytetin e Mahabadit, një qytet kurd në veriperëndim.
Një person është vrarë sot dhe një tjetër është qëlluar për vdekje mbrëmë, sipas Organizatës Hengaw për të Drejtat e Njeriut.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e protestuesve që janë mbledhur para ndërtesave qeveritare, para bashkisë dhe zyrës së guvernatorit. Në disa video të shpërndara në internet, protestuesit brohorasin “Kurdistan, Kurdistan, varrezat e fashistëve” dhe “Vdekje diktatorit”.
Raportohet se protestuesit kanë rrethuar edhe një stacion policor./UBTNews/