Goditja e protestave të Iranit ka çuar në rritjen e numrit të gazetarëve të burgosur në mbarë botën në një rekord prej 533 në vitin 2022, sipas një raporti të Reporterëve pa Kufij (RSF) që u publikua të mërkurën.
Shifrat janë rritur nga 488 sa ishin në vitin 2021, në numër rekord aktualisht, njofton OJQ-ja me seli në Francë.
Më shumë se gysma janë ndaluar në vetëm pesë vende si: Kina, që njihet si burgu më i madh në botë i gazetarëve me 110, Mianmar 62, Irani 47, Vietnami 39 dhe Bjellorusia 31.
“Regjimet diktatoriale dhe autoritare po i mbushin burgjet e tyre më shpejt se kurrë duke burgosur gazetarë”, tha Christophe Deloire, Sekretari i Përgjithshëm i RSF-së, në një deklaratë.
“Ky rekord i ri në numrin e gazetarëve të arrestuar konfirmon nevojën urgjente dhe të menjëhershme për t’i rezistuar këtyre qeverive të paskrupullta dhe për të shtrirë solidaritetin tonë aktiv për të gjithë ata që mishërojnë idealin e lirisë, pavarësisë dhe pluralizmit gazetaresk”, deklaroi ai tutje.
Irani është i vetmi vend që nuk ishte pjesë e listës vitin e kaluar, njoftoi RSF, e cila ka publikuar të dhënat vjetore që nga viti 1995./UBTNews/