UBT News

Protestat në Francë: Të paktën 457 persona u arrestuan ndërsa 441 forca sigurie u plagosën

Gjithsej 457 persona u arrestuan dhe 441 forca sigurie u plagosën të enjten gjatë protestave mbarëkombëtare kundër reformës së pensioneve të presidentit francez Emmanuel Macron, tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.

Ai tha gjithashtu se në rrugët e Parisit ishin ndezur 903 zjarre gjatë ditës më të dhunshme të protestave që nga fillimi i tyre në janar.

“Kishte shumë demonstrata dhe disa prej tyre u bënë të dhunshme, veçanërisht në Paris” shtoi Darmanin.

Policia kishte paralajmëruar se grupet anarkiste pritej të depërtonin në marshin e Parisit dhe të rinjtë me kapuç dhe maska u panë duke thyer xhamat dhe duke i vënë zjarrin mbeturinave të pambledhura në fazat e fundit të demonstratës./UBTNews/

Exit mobile version