UBT News

Protestat e Kolumbisë: Çfarë qëndron prapa trazirave?

Një numër i stacioneve të policisë janë sulmuar në kryeqytetin Bogotá, ndërsa protestat po vazhdojnë.

Të paktën 24 persona kanë vdekur që nga fillimi i protestave, edhe pse Lopez ka nxitur forcat e sigurisë të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit.

Kryebashkiakja Claudia López kërkoi ndihmën e ushtrisë për të ruajtur stacionet, duke e quajtur dhunën “të papranueshme”.

Policia besohej të ishte përgjegjëse për të paktën 11 nga ato vdekje, tha ombudsmani i Kolumbisë. Më shumë se 800 njerëz janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe demonstruesve, ndërsa më shumë se 80 të tjerë raportohen si të zhdukur.

Colombia protests: what is driving the deadly unrest?

Zyrtarët në Bogotá thanë se gjithsej 25 stacione të vogla policie, të cilat janë të ndara nëpër lagje të njohura si CAI, janë sulmuar. 15 oficerë policie ishin në një stacion policie i cili u dogj, megjithatë ata arritën të shpëtonin të gjallë.

Pse po protestojnë njerëzit?

Demonstratat filluan në 28 prill dhe fillimisht ishin në kundërshtim me reformën tatimore që qeveria tha se ishte thelbësore për zbutjen e krizës ekonomike të vendit.

Tubimet u organizuan nga sindikatat të mëdha, por u bashkuan nga shumë njerëz të klasës së mesme që kishin frikë se reformat mund t’i linin ata në varfëri. Pothuajse gjysma e popullsisë së vendit tani jeton në varfëri, me pabarazi të përkeqësuara nga pandemia.

Propozimi do të kishte ulur pagat, duke prekur këdo me të ardhura mujore prej 2.6 milionë pesos (684 dollarë) ose më shumë. Propozimi gjithashtu parashihte rritjen e taksave të vendosura mbi bizneset.

Presidenti Iván Duque njoftoi se do të tërhiqte projektligjin. Por kjo nuk mjaftoi për të ndaluar protestat, të cilat u bënë një thirrje e gjerë për përmirësimin në sistemin e pensioneve, shëndetit dhe arsimit në vend, si dhe kundër asaj që demonstruesit thonë se ishte përdorimi i tepruar i dhunës nga forcat e sigurisë.

Çfarë po ndodh në Kali të Kolombisë?
Disa nga incidentet më të dhunshme janë raportuar në Kali, qytetin perëndimor, i treti më i madh i vendit. Rrugët janë bllokuar dhe dhjetëra ndërtesa policie, publike dhe private janë sulmuar. Kevin Reyes, një udhëheqës i komunitetit, tha se “policët dhe oficerët ushtarakë qëlluan duke përdorur armë gjysmëautomatike dhe pushkë” gjatë një demonstrate, ku kishte edhe nëna me fëmijë.

Ekspertët thonë se faktorë të tjerë kanë kontribuar në trazira pasi që njihet si qyteti më i dhunshëm në vend, i prekur nga konfliktet e grupeve paramilitare dhe trafikantët e drogës. Ata gjithashtu tregojnë për numrin e lartë të armëve në zonë.

Çfarë po thotë qeveria?

Qeveria ka fajësuar për dhunën rebelët e krahut të majtë. Ai thotë se po nxitet nga anëtarët e Ushtrisë Nacional-çlirimtare (ELN) si dhe fraksionet disidente të grupit Farc, të cilët nuk kanë pranuar marrëveshjen e paqes në vitin 2016 dhe kanë refuzuar “të shpërbëhen”.

“Dhuna ishte sistematike, e paramenduar dhe e financuar nga organizatat kriminale”, tha Ministri i Mbrojtjes, Diego Molano.

Ndërkohë, presidenti Duque tha se qeveria ishte e gatshme për dialog kombëtar dhe njoftoi krijimin e një “hapësire për të dëgjuar qytetarët dhe për të gjetur zgjidhje”.

Nuk është hera e parë që protestat anti-qeveritare janë kthyer në vdekjeprurëse në Kolumbi. Kohët e fundit, shtatorin e kaluar, të paktën shtatë njerëz u vranë në protesta të shkaktuara nga prova vdekjeprurëse e një burri nga policia në Bogotá./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)




Exit mobile version