UBT News

Protesta në Shkup: Prindërit e viktimave në Koçan kërkojnë përgjigje

Një marshim proteste po mbahet në Shkup nga familjet e viktimave të zjarrit në diskoteken Puls në Koçani, në të cilin humbën jetën 62 persona dhe u plagosën pothuajse 200 të tjerë.

Familjet po kërkojnë përgjigje rreth ngjarjeve të asaj mbrëmjeje fatale më 16 mars dhe se si po zhvillohet hetimi.

Tubimi filloi para zyrës së prokurorit dhe demonstruesit do të kalojnë Sheshin Maqedonia për të arritur te Parlamenti.

Hetimi tregoi se në 13 vitet e funksionimit, diskoteka nuk i është nënshtruar inspektimit. Në këtë rast, dyshohen 59 persona, përfshirë 14 oficerë policie dhe tre persona juridikë.

Ky është marshimi i pestë i prindërve dhe të afërmve të viktimave, katër të mëparshëm u mbajtën në Koçan.

 

Exit mobile version