UBT News

Protesta në Maqedoni të Veriut dhe Serbi, priten kolona në kufi me Kosovën

Qendra e Menaxhimit Kufitar e Kosovës ka njoftuar se shoqata e transportuesve nga Maqedonia e Veriut do të organizojë sot një protestë, e cila pritet të nisë nga ora 12:00. Ndërprerje të qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare do të ketë edhe me Serbinë, si pasojë e masave të ndërmarra nga BE për shoferët e kamionëve të rajonit. Sipas njoftimit protesta do të mbahet në territorin e Serbisë dhe mund të zgjasë shtatë ditë.

Si pasojë e këtyre protestave, autoritetet kanë paralajmëruar se do të ketë ndalim të qarkullimit për transportuesit e mallrave, çka mund të shkaktojë vonesa dhe vështirësi në qarkullimin kufitar me Kosovën.

“Protesta do të mbahet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në territorin e Republikës së Kosovës mund të krijohen kolona të gjata kamionësh, të cilët do të presin për të kaluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Aty thuhet po ashtu se shoqatat e transportit të mallrave ose shoferët e kamionëve mund të mbajnë kontakte me homologët e tyre ose kolegët e tyre në rajon.

“Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK, në numrat +38345198000, +38345198606 dhe në nr pa pagesë 080050095.”

Exit mobile version