UBT News

Protesta në Hagë përmes fotografive

Në Hagë, ku sot nisi procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po mbahet protestë paqësore në mbështetje të tyre.

Atje u mblodhën numër i madh i qytetarëve, të cilët shkuan nga Kosova dhe nga vende të ndryshme evropiane për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së. Përmes protestës, qytetarët po kërkojnë gjykim të drejtë për ish-krerët e UÇK-së. Në protestë është edhe djali i Kadri Veselit.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të fillimit të gjykimit dje në Prishtinë është mbajtur marsh, në të cilin kanë marrë pjesë mijëra persona.

Exit mobile version