Turma të shumta njerëzish janë mbledhur afër parlamentit të Gjermanisë për të kundërshtuar një ligj që u propozua për izolimin e vendeve me numër më të lartë të rasteve.
Protestuesit, shumica nga ta pa maska dhe pa respektuar distancën sociale, po mbanin në dorë flamujt e Gjermanisë dhe pankartat me motot “paqe” dhe “demokraci”.
Ligji është hartuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, pasi disa nga 16 shtetet federale të vendit refuzuan të vendosnin masa të ashpra kur rastet e infeksionit u rritën.
Me masat e reja do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, numër të kufizuar të njerëzve, dhe me gjasë mësimi do të kthehet në formën online./UBTNews