Presidenti kanadez, Justin Trudeau po kërkon ndërprerjen e protestës së organizuar nga qindra shoferë që ka paralizuar kryeqytetin Otava, teksa autoritetet lokale bënë thirrje për mbështetje federale.
Protesta e ashtuquajtur “Konvoji i Lirisë” filloi në Otava në fund të janarit pas një urdhri përmes së cilit u kërkohet shoferëve të kamionëve të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19 në mënyrë që të kalojnë kufirin tokësor të Kanadasë me Shtetet e Bashkuara.
Që atëherë, u shndërruan në protesta më të gjera kundër kufizimeve ndaj COVID-19 dhe qeverisë së Trudeau, duke e çuar Otavën në një ndalesë për më shumë se një javë.
Kryeministri Trudeau tha të hënën se kjo protestë “duhet të ndërpritet”.
“Kjo pandemi i ka prekur të gjithë kanadezët. Por ata e dinë se mënyra e vetme për ta mposhtur atë është duke e dëgjuar shkencën, duke u mbështetur te njëri-tjetri”, deklaroi kryeministri.
Trudeau premtoi mbështetjen e qeverisë federale “me çfarëdo burimesh që i nevojiten krahinës dhe qytetit”, pa elaboruar se çfarë masash mund të planifikohen.
Të dielën në kryeqytet u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Kryetari i Otavës, Jim Watson deklaroi se “protestat kanë dalë jashtë kontrollit”./UBTNews