Policia e Shqipërisë ka njoftuar planin e masave për ruajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë tubimit të opozitës përpara Bashkisë në Tiranë, në orën 11:00.
Policia njofton se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
“Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia kërkon të bëhet kujdes nga drejtuesit e mjeteve pasi do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve./UBTNews/