Prorektori dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Binak Beqaj, ka pritur në një takim pune Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Prof Dr. Enis Jakupi. Në këtë takim u diskutuan për arritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Prorektori Beqaj dhe Dekani Jakupi diskutuan për planifikimin dhe organizimi i një akademie verore të përbashkët për studentët e të dy fakulteteve, duke ofruar programe të pasura dhe sfiduese për zhvillimin e tyre intelektual, organizimi i ligjëratave tematike nga profesionistë të fushës, duke sjellë për studentët temat dhe trendët më të fundit në arkitekturë, planifikim hapësinor dhe shkencat e zbatuara.
Gjithashtu u tha se do të krijohen mundësit për vizita studimore reciproke mes studentëve të dy institucioneve për të njohur më mirë praktikat dhe projekte të shkencave të zbatuara në terren.
Ky bashkëpunim synon të thellojë lidhjet akademike dhe të krijojë mundësi për shkëmbim të njohurive dhe përvojave mes studentëve dhe stafit të të dy institucioneve.