UBT News

Propozoi 18 orë pune në ditë, kritikohet një kryeshef ekzekutiv në Indi

Një kryeshef ekzekutiv indian u kritikua pasi sugjeroi që rekrutët e ri në çdo punë duhet të punojnë 18 orë në ditë për katër deri në pesë vitet e para të karrierës së tyre.

Shantanu Deshpande, themeluesi i Bombay Shaving Company, përmes një postimi në internet u kërkoi punëtorëve të ri “ta duan” punën. Me këtë postim ai ngjalli reagime të shumta në rrjete sociale, duke thënë se ai po promovon një “kulturë toksike të punës”.

India ka ligje të forta të punës, por aktivistët kanë thënë se zyrtarët duhet të bëjnë më shumë për t’i zbatuar ato në mënyrë rigoroze.

Në vitin 2020, themeluesi i Infosys, Narayana Murthy gjithashtu u përball me kritika pasi sugjeroi se indianët duhet të punojnë për minimum 64 orë në javë për dy-tri vjet për të kompensuar humbjet e ngadalësimit ekonomik që u shkaktuan nga pandemia e koronavirusit.

Indeksi i fuqisë punëtore përmes një postimi në Linkedin në vitin 2020 njoftoi se dy në pesë profesionistë që punojnë në Indi po përjetonin stres dhe ankth të shtuar.

Në postimin e tij në Linkedin të martën, Deshpande tha se është “shumë herët” për të rinjtë që të mendojnë të mbajnë një ekuilibër punë-jetë në fillim të karrierës së tyre./UBTNews/

Exit mobile version