Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në takimin e sotëm me përfaqësues të MASH-it dhe me ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, u propozua që nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor të shkojë në pushim për një javë.
Zemaj në një konferencë për media tha se nesër do të vendosin për modalitetet që do të ndjekin.
“Nesër do të marrim një vendim përfundimtar, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, që të kemi një shkuarje të parakohshme në pushim në të gjitha nivelet arsimore. Këtë në bazë të rekomandimeve dhe mbarëvajtjes së ruajtjes së shëndetit”, ka thënë Zemaj.
Sa i përket gjendjes që po mbretëron si rezultat i pandemisë, ministri Zemaj tha se situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll./UBTNews