UBT News

Propozohet që nënkryetarët e Kuvendit të votohen veç e veç

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se shefet e grupeve parlamentare kanë rënë dakord që nënkryetarët e Kuvendit të votohen veç e veç. Megjithatë, PDK-ja më pas deklaroi se nëse ky ndryshim po përdoret si mjet bllokimi, atëherë nuk janë dakord. 

Propozimet për nënkryetar janë: Ardian Gola nga VV-ja, Vlora Çitaku nga PDK-ja e Kujtim Shala nga LDK-ja. Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiq janë nga komunitetet joshumicë.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë dakord me cilëndo mënyrë të votimit, edhe veç e veç, edhe në paketë.

E deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se nëse modeli i votimit të nënkryetarëve po bëhet si mjet për bllokim, atëherë partia e tij nuk do ta votojë. E nëse ka garanci se Kuvendi do të konstituohet, Gruda ka thënë se do të votojnë çdo mënyrë. /A.K/

Exit mobile version