UBT News

Propozimi i paqes nga Zelensky: Kremlini thotë se Ukraina duhet të marrë parasysh realitetet e reja

Ukraina duhet të vlerësojë që Moska ka shtuar territore të reja në Federatën Ruse, tha të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për paqe.

“Pala ukrainase duhet të marrë parasysh realitetet që janë zhvilluar gjatë gjithë kësaj kohe”, u tha Peskov gazetarëve në një konferencë të rregullt.

“Dhe këto realitete tregojnë se Federata Ruse ka subjekte të reja [katër territoret e aneksuara]”.

“Pa marrë parasysh këto realitete të reja, çdo përparim është i pamundur”, shtoi ai.

Në një deklaratë video drejtuar udhëheqësve të G7 të hënën, Zelensky kërkoi nga ta “të ruajnë këtë nivel solidariteti” dhe të mbështesin Ukrainën vitin e ardhshëm, duke përshkruar tre hapa për paqen.

Hapi i fundit i përshkruar nga Zelensky ishte një “diplomaci e re” që përfshinte një zgjidhje paqeje duke i kërkuar Rusisë të fillonte tërheqjen e trupave nga Ukraina këtë Krishtlindje./UBTNews/

Exit mobile version