Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë s’do të arrijnë në Kosovë edhe një orë.
Kështu ka deklaruar pronari i kompanisë së funeraleve që po bën transportin e kufomave.
Ndryshe, dhjetë veta me prejardhje nga Kosova humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin – nga Frankfurti për në Prishtinë – doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.
Autobusi me targa të Kosovës po transportonte 67 pasagjerë.
Shoferi u ndalua nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa të martën atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Të martën mbrëma, në Kosovë arritën 21 të mbijetuar të aksidentit.
Ata u pritën në aeroportin në Prishtinë nga udhëheqësit e shtetit të Kosovës, ndërsa më pas u shoqëruan nga familjarët e tyre./Gazeta Express