UBT News

Promovohet vëllimi i dytë i librit rreth krimeve të luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor shqiptar i autorit prof.dr. Salih Krasniqi

Në ambientet e “Grand Hotel” në Prishtinë është bërë promovimi i librit, vëllimi i dytë me plotësime: “Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”, i prof.dr. Salih Krasniqit.

Libri i cili iu kushtohet pacientëve të plagosur dhe të keqtrajtuar nga policia dhe paramilitarët serbë, personelit mjekësor, mjekëve, infermierëve, si dhe studentëve që u vranë nga forcat serbe gjatë luftës, është libri i parë faktmbledhës që dëshmon veprimet barbare me përmasa të gjenocidit të pushtetit serb ndaj pacientëve dhe personelit shëndetësor të QKUK-së gjatë luftës në Kosovë.

Pjesëmarrës në promovimin e librit ishte edhe rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, i cili ka vlerësuar lartë kontributin e profesorit Krasniqi, duke thënë se përmes këtij libri është duke u bërë dokumentimi i atyre ngjarjeve që kanë ndodhur e që duhet të ruhen si fakte për të ardhmen.

Autori i librit, prof.dr. Salih Krasniqi, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe të tjerët për mbështetjen e tyre, duke filluar nga recenzentët, Ismet Salihu, Halim Hyseni, Arben Beqiri e Azem Hajdari, teksa ka thënë se ky libër është një studim autentik dhe drithërues për gjenocidin serb mbi personelin mjekësor dhe pacientët e hospitalizuar në spitalet e Prishtinës në vitet 1998-1999.

Exit mobile version