UBT News

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose I vijës kufitare”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë”./UBTNEWS

Exit mobile version