UBT News

Prokuroria takon familjarët e Liridona Ademajt

Familjarët e Liridona Ademajt kanë shkuar për takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Kështu njoftoi vëllai i saj, Leonardi, i cili në llogarinë e tij në Facebook tha se “ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë”.

Ai shtoi se janë dakorduar që të kenë takime të rregullta informuese.

“Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese. Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se për vrasjen e Liridonës janë arrestuar katër të dyshuar, përfshirë bashkëshortin e saj Naim Murseli.

Exit mobile version