UBT News

Prokuroria Speciale për Mefail Shkodrën: Po hetohet edhe për dy raste, 1 herë u lirua me dorëzani

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se po zhvillon hetimet në dy raste të ndara ndaj të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodrën, i cili njëherë u lirua me dorëzani.

Në komunikatën që ka publikuar Nacionale, bëhet e të ditur se me datë 25 prill 2025, PSRK është njoftuar nga Policia e Kosovës për paraqitjen e një kallëximi penal nga ana e B.H. ndaj të dyshuarit M.Sh.

Ndërsa, tutje nga Prokuroria theksojnë se menjëherë pas pranimit të informatave, në po të njëjtën ditë Prokuroria ka filluar të ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka autorizuar hetuesit policorë për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme ligjore.

Në këtë rast, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pasi në fazën fillestare të procedurës kanë qenë të nevojshme ndërmarrja e veprime të tjera hetimore me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Sipas ligjit, paraburgimi mund të kërkohet dhe të caktohet vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Derisa, Prokuroria sqaron se në rastin e parë, i dyshuari M.SH dhe E.SH kanë qenë në paraburgim për katër muaj për disa vepra penale, përfshirë fajden dhe detyrimin.

Pas propozimit të avokatëve mbrojtës për zëvendësimin e masës me dorëzani në Gjykatën Themleore në Prishtinë, e njëjta propozimin e tillë e ka përcjell për vlerësim në Prokurori. PSRK-ja pas analizimit të kërkesës, ka dhënë propozimin për ndryshimin e masës së sigurisë, dhe Gjykata ka vendosur zëvendësimin e masës, pasi është vlerësuar se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit”, njofton PK.

Njëkohësisht në kuadër të këtij hetimi, bëhet e ditur se ndaj këtyre të pandehurëve kjo Prokurori ka sekuestuar 9 prona të paluajtshme.

Exit mobile version