UBT News

Prokuroria Speciale ngrit propozim shqiptimin e masës institucionale edukative ndaj një të mituri

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur propozim-shqiptimin e masës institucionale edukative ndaj një të mituri.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas përfundimit të procedurës përgatitore ndaj të miturit B.M, ka ngritur propozim-shqiptimin e masës institucionale edukative, Dërgimi në Institucionin Edukativo-korrektues për shkak të veprës penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Exit mobile version