Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave në rastin e njohur si “Subvencioni IV”, ku nga ta tetë janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë.
Prokuroria Speciale bëri të ditur se tetë persona zyrtarë si të pandehur janë, tre (3) zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre (3) zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një (1) zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një (1) zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit.
Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale, si: “marrje ryshfeti, “ushtrim ndikimi”, “ndihmë në veprën penale marrje ryshfeti”, “mashtrim në detyrë”, “dhënie ryshfeti” si dhe “mashtrim me subvencione”.