UBT News

Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar për KosovaPress se Lipovica është ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurit.

Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z.Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë“, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për KosovaPress.

KosovaPress ka komunikuar edhe me avokatin e Lipovicës, Feim Alaj, megjithatë në përgjigjjen e tij ai e konfirmoi shkurtimisht lajmin.

Është rasti i rezervave shtetërore“, ka thënë Alaj.

Kujtojmë se në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e të arrestuarve ishte Lipovica dhe zyrtari tjetër i MINT, Hafiz Gara.

Në Ministrinë e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregëtisë të udhëhequr nga Rozeta Hajdari në vitin 2023 u kryen bastisje për keqpërdorimet me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit.

Exit mobile version