Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Aleksander Vlajiq, i cili u arrestua dje nën dyshimin për “Spiunazh”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se kundër të pandehurit: A.V. i ka paraqitur sot kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Spiunazhi” nga neni 124 par. 3 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Speciales.