Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të paraqitet për të dëshmuar si dëshmitar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore. Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën e Kosovës javën e kaluar, dhe nëse miratohet, Kurti do të jetë i detyruar të paraqitet vullnetarisht për të dhënë dëshminë e tij.
Nëse ai nuk paraqitet, mund të përballet me gjobë, dhe në rast të moszbatimit të këtij vendimi, mund të arrijë deri në paraburgim. Urdhri i gjykatës do të dorëzohet dhe ekzekutohet nga Policia, e cila do të sigurojë paraqitjen e kryeministrit në Prokurorinë Speciale.
Nëse kërkesa miratohet, procedurat do të fillojnë në javën e parë të marsit./UBTNews/