Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Ajo ka publikuar një dokument, sipas të cilit prokurori special Afrim Shefkiu kërkon që të intervistohet ministrja në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit, për shkak të një shkrimi që e ka bërë.
Haxhiu ka thënë se është përgjegjësi e prokurorit Afrim Shefku që të tregojë se kush janë vrasësit, ndërkohë që ka thënë se do ta japë dëshminë e saj për këtë rast.