UBT News

Prokuroria sekuestron 166 parcela dhe 2 banesa në vlerë mbi 1 milion euro nën dyshimin se u përfituan me vepër penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka sekuestruar edhe 166 parcela në Novobërdë dhe Graçanicë, si dhe dy banesa në Prishtinë në vlerë mbi 1 milion euro, nën dyshimin se u përfituan me vepër penale.

Sipas Prokurorisë, rasti ka të bëjë me të dyshuarin G.G., për veprën penale “Mashtrimi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G., për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 par.4  se në  vazhdën e hetimeve ndaj  të pandehurit G.G., me datë 05.03.2025 ka ngrirë/sekuestruar edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graqanicës,  si dhe 2 banesa në Prishtinë  në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat eksizton dyshimi i  bazuar se janë përfituar me vepër penale”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.

Exit mobile version