Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas pranimit të informatës nga policia për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari”, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante.
Sipas prokurorisë, brenda objektit të përfshirë nga zjarri është gjetur një person pa shenja jete.
Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.