UBT News

Prokuroria njofton se dy prej të arrestuarve kanë keqpërdorur mbi 327 mijë euro të Telekomit

Katër persona janë arrestuar paraditen e së martës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi për media bëri të ditur se aksioni i Policisë së Kosovës është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe ka përfunduar me arrestimin e personave me inicialet: T.M., A.O., K.M., dhe D.Ć.

Sipas njoftimit të Themelores, dy nga të dyshuarit kanë keqpërdorur më shumë se 327 mijë euro.

Sipas njoftimit dy nga personat e arrestuar dyshohet se veprat i kanë kryer në cilësi të personave zyrtarë në Telekomin e Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë zbatimit të kontratës të lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe operatorit ekonomik kontrata në vlerën 327,514 €, kanë keqpërdorur për përfitime personale këtë kontratë, duke i shkaktuar dëm Telekomit të Kosovës në shumën prej treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë (327,514 ) euro. Ndërsa dy të dyshuarit tjerë duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë përpiluar dhe vulosur dokumentacion të falsifikuar me përmbajtjeje të rreme, në emër të personave të tjerë.

Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh./UBTNews

Exit mobile version