UBT News

​Prokuroria në Gjilan për një vit ka ngritur 316 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2210 kallëzime penale, ku ka zgjidhur gjithsej 2157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve.

Sipas njoftimit, gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhërat ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve.

“Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave. Prokuroria Themelore në Gjilan mbetet e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha veprat penale, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version