UBT News

Prokuroria kërkon që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të fillojë në verën e vitit 2021, mbrojtja kundër

Zyra e Prokurorit të Specializuar konsideron se nuk ka asnjë pengesë që gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve të fillojë në verën e vitit 2021.

Avokati mbrojtës i Thaçit, David Hooper deklaroi se propozimi që gjykimi të fillojë në qershor është absurd. Sipas tij, gjykimi duhet të fillojë në vitin 2022.

“Propozimi që gjykimi mund të fillojë në qershor është absurd. Kjo është një çështje e komplikuar, ndoshta do të fillohet në verë e qershor, por jo në vitin e ardhshëm, pra një vit më pas”, deklaroi Hooper, duke iu referuar vitit 2022./UBTNews

Exit mobile version