UBT News

​Prokuroria kërkon paraburgim për tetë persona të arrestuar në aksionin e regjionit të Mitrovicës

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për tetë persona të arrestuar me datë 19 mars, në aksionin e realizuar në gjithsej 21 lokacione në regjionin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit të prokurorisë gjatë këtij aksioni u sekuestruan 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

Për të pandehurit B.H., I.P., dhe O.B., sipas njoftimit të prokurorisë është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Detyrimi” si dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse.

Derisa për të pandehurit A.S., T.R., A.B., Sh.S., dhe N.R., është paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.

Seanca për caktimin e paraburgimit për tetë të akuzuarit do të mbahet ditën e sotme, datë 20 mars 2025.

Policia e Kosovës gjatw ditws sw djeshme ka arrestuar 16 persona gjatë aksionit të zhvilluar në jug të Mitrovicës, veri, Leposaviq, Vushtrri dhe Skenderaj.

Exit mobile version